Identifikohet autori i sulmit me 10 viktima që tronditi SHBA-të

Bota

Ditën e djeshme një ngjarje e ndhodhur në Teksas shokoi gjithë botën. Një 17 vjecar ka kryer një ngjarje makabre, ka ekzekutuar 10 persona dhe ka plagosur 12 të tjerë në shkollën e mesme “Santa fa”.

Sot mediat kanë shkruar se autori i ngjarjes është Dimitris Pagourtis, nga Greqia dhe mësohet se ai e kishte plaifikuar kohë më përpara sulmin e kryer dje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vinte nga një familje e thjeshtë dhe prindërit e tij janë shokuar kur kanë marrë vesh lajmin për të birin sepse nuk e prisnin një gjë të tillë prej tij.

Babai i tij, Anthony Pagourtzis ka një dyqan makinash si dhe një tjetër për riparimin e anijeve motorike dhe jahteve.

Anthony, kurrë nuk kishte menduar se djali i tij do merrte armën e gjahut dhe do të asgjësonte shokët e klasës dhe mësuesin.

Nëna e tij Rosemary punon në një spital në Teksas dhe sapo mori vesh lajmin u shokua. Ajo u dashurua me Anthony Pagourtzi në vitin 2000 dhe një vit më vonë lindi frytin e dashurisë së tyre, Dimitris.

Lajmi i krimit të tmerrshme nga ana e Dimitri ka tronditur jo vetëm komunitetin e emigrantëve, por dhe të afërmit e tyre që janë në Greqi, shkruan “Protothema”. Disa gjetën guximin për të folur, edhe pse informacioni që ata kishin nuk ishte i mjaftueshëm.

“Është shume e tmerrshme ajo që dëgjuam dhe mësuam nga mediat. Edhe pse nuk kemi ende një informacion të saktë. Ne të gjithë jemi të trishtuar për njerëzit që humbën jetën”, janë shprehur të afërmit.

Pagurtzis u arrestua menjëherë pas masakrës dhe është marrë në pyetje. Zyrtarët e policisë sqaruan se vrasësi përdori një armë gjahu.

ME TE LEXUARAT