I vodhi 60 milionë lekë të dashurit virtual, ja sa vite burg dënohet 27-vjeçarja

Prokuroria e Durrësit ka dhënë sot pretencën, duke kërkuar dënimin me 5 vjet burg për  Enertila Beqaj, vajzën e akuzuar për mashtrim ndaj të dashurit të saj virtual e cila pa e takuar asnjëherë arriti që t’i marrë rreth 60 milionë lekë, në vlerë monetare, sende me vlerë dhe mobilje.

Kliko per me shume info

“Nga ana jonë janë marrë parasysh disa fakte, duke nisur nga rrezikshmëria e personit, gjendja ekonomike e sociale, fakti që nuk ka shprehur pendesë e nuk e ka pranuar fillimisht ngjarjen. Kërkojmë pesë vjet heqje lirie, por me aplikimin e uljes së 1/ 3 së vendimit me pranimin e fajit të dënohet 3.4 vjet heqje lirie”, deklaroi përfaqësuesi i organit të akuzës. Ndërkohë seanca e radhës ku pritet dhënia e dënimit për të, do të jetë në 29 maj. 27-vjeçarja nga Manza e Durrësit nëpërmjet mashtrimit i zhvati plot 60 milionë lekë të dashurit virtual që kishte njohur nëpërmjet Facebook. Për dy vite me radhë ajo arriti që t’i marrë shumën e madhe të parave, ndonëse nuk e takoi asnjëherë 30-vjeçarin Barush Ahmeti, përgjegjës i Postës, në Manëz të Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here