I shanë Shqipërinë, këngëtarja shqiptare rreh 2 greke

Showbiz

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazinë” ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së saj në Greqi.

Anxhela rrëfeu se për 6 muaj ka punuar me Eleni Fourieran, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Nisur nga fakti që Eleni fillimisht e kishte mohuar origjinën shqiptare për t’iu shmangur paragjykimeve raciste të grekëve, Anxhela dëshmoi që ajo jo vetëm që nuk e kishte mohuar origjinën e saj, por e kishte mbrojtur me forcë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alban Dudushi zbuloi gjatë emisionit se Anxhela kishte rrahur dy grekë pasi i kishin sharë Shqipërinë.

“Kjo jo vetëm që nuk e mohoi origjinën, por më kanë thënë që ke rrahur dy grekë që e shanë Shqipërinë, është e vërtetë?”- e pyeti Albani.

“Jo grekë, greke”- u shpreh Anxhela duke qeshur.

ME TE LEXUARAT