I nxehti afrikan drejt vendit tonë, ja sa shkojnë temperaturat këtë javë

Kliko per me shume info

Ditët me shi duket se i kanë lënë vendin kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Pas vranësirave, pritet që ditët me diell të pasojë fundin e muajin maj, dhe përgjatë qershorit, duke bërë që të shijoni ditët e para të verës.

Sipas sinoptikanëve, vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare gjatë paradites në të gjithë vendin. Ndërsa pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në territor dhe kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore ku gjatë pasdites priten shira të dobët dhe të izoluar.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar maksimume termike mbi 31°C, në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2- 3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.