“I kanë bërë gjilpëra, tha që do vdiste brenda”, shpërthen mes lotësh nusja e korçarit

Kliko per me shume info

Enea Ftoi është 27 vjeçari që u gjet pa jetë në ambientet e paraburgimit në qytetin e Korçës.

Kliko per me shume info

 

Ai ishte arrestuar para dy ditësh, nën akuzën e vjedhjes me dhunë.

 

Familjaret e tij kanë ngritur akuza ndaj policisë, teksa thonë se e kanë dhunuar policët.

 

Ai është arrestuar në flagrancë në pazarin e qytetit të Korçës, ndërsa familjarët shprehen për FaxWeb se kur i kishin çuar bukën mbrëmjen e djeshme, i kishin thënë se po flinte, pra nuk e kishin takuar dot.

 

Ndërsa një ditë më parë, ai i ka thënë të shoqes se do vdiste brenda në burg.

 

Teksa e vajton, ajo shprehet:

 

Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë. Na e vranë. I kanë bërë gjilpëra. Edhe mbrëmë kur i sollëm bukën na thanë po fle. Ai ishte babai i tre fëmijëve të vegjël. Ka dëshmitare që është dhunuar në momentin kur u shoqërua.”
Policia u është përgjigjur akuzave të familjarëve, teksa ka marrë filmimet e pamjeve brenda paraburgimit, për të vërtetuar apo hedhur poshtë akuzat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.