Humbi Botërorin, Dani Alves: Mos qani për mua!

Sport

Dani Alves do të mungojë në Botërorin e Rusisë për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë që do ta mbajë larg fushave 4-6 muaj.

Mbrojtësi brazilian i PSG e kishte shansin e fundit për të luajtur një Botëror, duke qenë se është tashmë 35 vjeç, edhe pse vetë ka thënë se do të luftojë për një vend në Botërorin e vitit 2022.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një letër për “The Players’ Tribune”, Alves shprehet: “Mjekët më thanë që duhet të prisnim analizat, por unë e ndjeja që gjithçka kishte mbaruar për mua. Më patë duke qeshur gjatë festimeve për Kupën e Francës sepse nuk doja të prishja festën për shokët, por në sytë e mi dukej që diçka nuk shkonte mirë. Më lejoni të them një gjë: mos qani për mua! Nuk dua që të ndjeni mëshirë për mua. I kam jetuar ëndrrat e mia. Nuk do të shkoj në Botërorin e Rusisë, por jam i lumtur”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, mbrojtësi i djathtë sqaron: “Nuk ndihem i vjetër. Siç e shikoni dhe vetë, kam shpirtin e një 13-vjeçari. Ndoshta në vitin 2022 do të jem duke luftuar për një vend në kombëtaren e Brazilit. Do të jem 39 vjeç atëherë, por shpirti im do të ketë mbushur 17”./TopChannel

ME TE LEXUARAT