Hudhra, portokalli e çokollata e zezë ulin rrezikun e sulmit në zemër

Soft

Sulmi në zemër është një emergjencë mjekësore dhe duhet të trajtohet menjëherë. Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut në zemër, ndërkaq mund të shkaktohet nga ndonjë bllokim në enët e gjakut.

Sidoqoftë, ekspertët tani thonë se rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës mund ta zvogëloni duke ngrënë më shumë portokalle. Shtimi i portokalleve në dietën tuaj e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës. Kjo pasi portokallet e zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, i ulin shanset për të pësuar sulm në zemër. Por përveç portokalleve, edhe çokollata e zezë dhe hudhra, mund ta ulin shtypjen e gjakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duhet të keni parasysh se ushqimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për t’i parandaluar sulmet e tilla, të cilat padyshim se janë vdekjeprurëse.

Doktorët rekomandojnë që t’i zëvendësoni yndyrat e ngopura (kremin, gjalpin, djathin) me yndyra të pangopura (p.sh. me vaj bimor). Edhe, arrat, bajamet, sardelet dhe kikirikët janë dëshmuar se e rrisin kolesterolin e mirë (HDL-në) dhe e zvogëlojnë kolesterolin e keq

ME TE LEXUARAT