Haradinaj: Me krijimin e ushtrisë nuk humb askush

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj në një konferencë me gazetarë tha sot se me krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk humb askush, madje siç deklaroi ai, Ushtria e ardhshme e Kosovës do të jetë një vlerë e re, e krijuar sipas standardeve të NATO-s.

“Me ushtrinë e Kosovës nuk humb askush, as në Kosovë dhe as në rajon. Sidomos partnerët tanë të sigurisë përfitojnë shumë, për shkak se fitojnë një partnerë strategjik. Ushtria e Kosovës është një vlerë e re, që do të krijohet sipas standardeve të NATO-s. Kjo ushtri që do të vije do të jap kontribut për sigurinë e paqes jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, tha kryeministri Haradinaj, transmeton Rtklive.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, shefi i ekzekutivit në takimin me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ka thënë se vendi ynë ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për dialog me komunitetet jo shqiptare për formimin e FSK-së.

Ai ka theksuar se FSK e tanishme dhe ajo e ardhmja do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve.

“Jemi të gatshëm të jemi partneritet i paqes me forcën tonë”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj ka thënë se Forca e Ardhshme e Kosovës nuk do të jetë jashtë mandatit të KFOR-it. por plotësim i saj për të siguruar paqe ne rajon.

Në këtë takim kanë munguar ambasadori amerikan dhe ai britanez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.