Greta Koçi i thotë se nuk është e lidhur, Rudina lëshon perlën e radhës në emision: Çuna nxitoni se…por pendohet

Greta Koçi, shpesh merr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ajo sapo ka lançuar klipin e saj më të ri “Si më parë” një bashkëpunim me këngëtarin Gena.

Kliko per me shume info

E ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan Koçi tregoi detaje nga projekti i saj më i ri. Po ashtu ajo foli edhe për jetën private. Duke marrë shkas nga një postim në rrjetet sociale, drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari pyeti këngëtaren për jetën private.

“Ti më bën mua të qesh edhe kur nuk dua të buzëqesh”, shkruante në statusin e saj Greta Koçi për të cilin sqaroi se jo çdo postim që bën ka të bëjë me atë që ndjen ajo, por janë shprehje që i lexon dhe më pas i poston.

“Ky postim është bërë lajm nëpër portale, por unë nuk e kam zgjatur më tej. Se të gjithë mezi presin tani, edhe unë sigurisht dua shumë që diçka e bukur të vijë në jetën time. Momentalisht jam e fokusuar në punë dhe mendoj se çdo gjë ka kohën e vet. Por nëse është i duhuri dhe ai që unë kam në kokën time, unë do të vendoja”, tha këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.