“Gomarllëku” i djalit të Netanjahut, si nxiti edhe një herë konfliktin Izrael-Turqi

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ka qenë shkaktari i nisjes së një përplasje të mundshme, të madhe mes Turqisë dhe Izraelit, pas publikimit të një postimi në Instagram. Ai shkruante “F*ck Turkey” në profilin e tij në rrjetin social.

Kliko per me shume info

Lajmi u përhap me shpejtësi të madhe. 26-vjeçari Yair Netanjahu, i cili nuk është i panjohur për provokimet e herë pas hershme në rrjetet sociale, në vend të shkronjës “C”, kishte vendosur gjysmë hënën turke dhe shkronjën “K” e kishte zëvendësuar me yllin turk, të dy elementë të flamurit të Turqisë.

 

 

Si përgjigje, një zëdhënës i familjes së Netanyahut tha:

 

Yair Netanjahu është një individ i lirë dhe llogaria e tij në Instagram është private”.
Menjëherë pas publikimit, i biri i Kryeministrit fshiu llogarinë në Instagram, por publikimi i bërë nga ai qarkulloi me shpejtësi.

 

Postimi i diskutueshëm vjen pasi Turqia dëboi ambasadorin e Izraelit, Eitan Naeh, nga Ankaraja në përgjigje të vrasjes nga Izraelit të 60 palestinezëve gjatë protestave të hënën në kuadër të “Kthimit të Madhe në Gaza”.

 

Ankaraja gjithashtu tërhoqi ambasadorin e saj në Tel Aviv së bashku me ambasadorin e vet në SHBA. Izraeli u përgjigj me masa të fshehta.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përplas me Netanjahun, duke e quajtur atë “kryeministrin e një shteti të aparteidit” dhe duke pretenduar se ai kishte “gjakun e palestinezëve në duart e tij”.

 

Netanjahu u përgjigj duke treguar për “gjakun e shumë qytetarëve kurdë në Turqi dhe Siri, “në duart e Erdoganit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here