Gangsterat shqiptarë mburren me paratë e fituara nga kokaina, ja çfarë shkruajnë mediat angleze

Aktualitet

Gangsterët shqiptarë e kartelit famëkeq ‘Hellibanianz’ mburren me tufat e mëdha të parave që bëjnë nga trafiku i kokainës në Londër’.

Kështu e nis shkrimin e radhës prestigjiozja britanike ‘The Sun’, e cila i kushton jo pak artikuj bandave të rrezikshme shqiptare, që tregojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë radhë, shkrimi i britanikes flet për një bandë ndër bandat më dominuese në Britani, e cila bën miliona paund në vit nga kokaina.

Anëtarët e bandës së ‘Hellibanianz’ njihen për dhunën që ushtrojnë ndaj bandave rivale në të gjithë Londrën, por vitin e kaluar ishin dhe protagonistët e një sherri brutal me thika në sheshin e Londrës, gjatë festës së pavarësisë.Ata janë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në tre vitet e fundit, teksa kanë rritur pjesëmarrjen në treg me 42 për qind.

Disa prej anëtarëve të kësaj bande janë arrestuar, si Tristen Aslanni, 29 vjeç, i dënuar me 25 vite burg për drogë dhe armë.

ME TE LEXUARAT