Foshnja e sapolindur, braktiset pranë xhamisë

Kosovë&Rajon

Një familje ka braktisur foshnjen e porsa lindur dhe kanë gjetur nje vend për ta lënë të vetmuar fëmijën.

E kanë futur në një kuti dhe e kanë vendosur sipër një makine e cila është në pronësi të Imamit të Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mengjesit të ditës së sotme ku ai e ka gjetur foshnjen të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e tij, pranë xhamisë.

"Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë, kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit, e gjeta një paketë mbi veturen time.

Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije ", ka shkruar hoxha Arben Dreshaj.

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjeturnjë foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë.

Ndëkorhë që policia ka nisur hetimet mbi braktisjen e fëmijës, por akoma nuk është bërë publike asnjë detaj në lidhje me këtë çeshtje.

ME TE LEXUARAT