Flamuri gjigant i LGBT valëvitet në mes të sheshit “Skënderbej”, krah atij kuqezi

Një flamur gjigant i komunitetit LGBT është ngritur në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.Sot është 17 maji, dita botërore kundër homofobisë, dhe organizatorët kanë menduar t’i tregojnë botës anën e emancipuar në kryeqytetit duke e vendosur flamurin e ylberit në vendin më të dukshëm të mundshëm, në ballë të sheshit.

Në krah valëvitet flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa vetëm pak metra në drejtimin tjetër është xhamia e Et’hem Beut. Trekëndëshin e mbyll monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kliko per me shume info

Nuk është çudi që kauza e LGBT të përdoret nga politika gjatë këtij muaji, ndërsa qershori dhe vendimi për negociatat po afrojnë, kur dihet që Bashkimi Europian kërkon respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Përjashtim s’bën as “dorëzimi” në këtë rast i sheshit qendror të Tiranës që LGBT të valëvisë flamurin gjigant shumëngjyrësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.