Finalja e Champions League, Zidane: S’jemi favoritët. Shanset janë 50 me 50

Zinedine Zidane është vetëm një fitore larg hyrjes në librin e legjendave. Suksesi ndaj Liverpoolit në Kiev në finalen e Champions League do ta bënte francezin të parin trajner në historinë e futbollit që e fiton 3-herë radhazi këtë kompeticion. Reali i Madridit synon Championsit e 13-të dhe shikohet nga të gjithë si skuadra favorite në finalen e kësaj të shtune. Por Zidane e mendon ndryshe, duke thurur elozhe për Liverpoolin dhe trajnerin e tyre Jurgen Klopp.

“ Nuk jemi ne favoritët, duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nëse dëshirojmë të fitojmë. Në finale shanset janë gjithmonë 50 me 50. Jemi të lumtur që ndodhemi këtu dhe që do të luajmë këtë sfidë, ndërkohë që për mua si trajner do të jetë shumë e vështirë të zgjedh 11-shen titullare dhe futbollistët e dinë këtë.Klopp? Kam shumë respekt për të, është një trajner me shumë eksperiencë, çdo teknik është i ndryshëm dhe ka stilin e tij”.

Kliko per me shume info

Sytë e të gjithëve në Kiev do të jenë te Cristiano Ronaldo, pasi ai është njeriu nga i cili tifozët e Realit të Madridit presin shumë .Në lidhje me CR7-ën, Zidane bëri edhe një batutë.

“ Cristiano Ronaldo është mirë, nëse nuk është në 150% të formës së tij, është në 140% dhe më besoni , kjo nuk është pak. Këtë të shtunë luajmë ndeshjen e fundit të sezonit dhe Cristiano jeton për këto lloj sfidash”./ss/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.