Festivali i instrumentistëve të vegjël, Ditmir Bushati në Fushë-Arrëz, ja vlerësimi i tij

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ishte në Bashkinë e Fushë – Arrëzit ku gjatë këtyre tre ditëve u zhvillua festivali mbarëkombëtar i instrumentistëve të vegjël popullor.

Në fjalën e tij, ministri Bushati u shpreh se artistët e së ardhmes janë një kontribut i pazëvendësueshëm për kulturën dhe traditën tonë në këtë kënd të Evropës.

Kliko per me shume info

“Mikpritja dhe bujaria e Fushë-Arrëzit kanë bërë që fëmijë nga treva të tjera të Shqipërisë të vijnë në familjet e fëmijëve të kësaj zone, si një mundësi më e madhe për t’i miqësuar me njëri – tjetrin, për t’u njohur më mirë, për të kuptuar më shumë nga njëri – tjetri, për mësuar më shumë nga njëri – tjetri, për të rivalizuar dhe konkurruar njeri – tjetrin.”- u shpreh Bushati.

Shpirti i vëllazërisë, për Bushatin është një element që duhet mbështetur dhe çuar përpara, duke e bërë këtë festival mbarëkombëtar një shenjë dalluese të veçantë të Fushë- Arrëzit dhe promovim të talenteve shqiptare pavarësisht se ku ata jetojnë. Në bashkinë e Fushë-Arrëzit Ministri Bushati inspektoi shkollën “Pjetër Arbnori”, e cila është në proçes rikonstruksioni me investim të qeverisë shqiptare me vlerën e 450 mln lek. Ministri Bushati mori pjesë në panairin me prodhime artizanale të zonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.