Federata Gjermane kritikon e ashpër, ja si reagon Ozil

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka kritikuar Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët u paraqitën në atë të institucionit që drejton futbollin e përshkruan si një fushatë zgjedhore nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Futbollistët e Gjermanisë takuan Erdogan në ambasadën e Turqisë në Londër, sëbashku me sulmuesin turk të Everton-it, Cenk Tosun, pasi presidenti arriti në Angli përpara një takimi me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

Kliko per me shume info

Ozil dhe mesfushori i Manchester City-t, Gundogan i dhanë fanellën të nënshkruar nga vetë ata, para se të bënin një foto sëbashku, e cila u postua në rrjetin social “Instagram” nga Ozil.

DFB ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka akuzuar Ozil dhe Gundogan (të cilët janë me prejardhje turke), duke e cilësuar këtë takim si kundër vlerave të tyre të futbollit. Presidenti i DFB, Reinhard Grindel tha:

“DFB sigurisht respekton situatën speciale për lojtarët tanë me prejardhje nga Turqia, por futbolli dhe DFB qëndrojnë për vlerat që zoti Erdogan nuk i respekton mjaftueshëm”./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.