Eurovizioni ‘i hap dyert’ Eugent Bushpepës, ja mundësia e madhe që i kanë ofruar

Showbiz

Eugent Bushpepa padyshim që ka bërë një përfaqësim dinjitoz për Shqipërinë në Eurovizion, ndërkohë që zëri i tij ka elektrizuar skenën e spektaklit.

Por mesa duket renditja në vendin e 11-të nuk paska qenë edhe aq pa gjë. Gjatë një interviste për “Top Show”, Bushpepa ka pranuar se i ka ardhur një ofertë për një turne europian nga një kompani diskografike e rëndësishme në Britani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këngëtarit, shtëpia diskografike quhet “Stereophonics”, ndërsa ka thënë se tashmë janë në kontakt të plotë me njëri-tjetrin

“Kemi marrë kontaktet, kemi shkëmbyer emailet dhe do të punojmë me shpresën që të bëjmë një turne europian”, ka thënë Eugenti.

ME TE LEXUARAT