Ermal Mamaqi “thumbon” Afërdita Dreshajn: E gjete burrin ti

Showbiz

Këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është duke përjetuar një ndër periudhat më të bukura të jetës së saj. Vetëm pak kohë më parë ajo u surprizua nga i dashuri i saj me një propozim për martesë, ndërsa tashmë është duke u përgatitur për detajet e fundit të dasmës së saj. Më 29 qershor pritet që të organizohet në Miami dasma e saj madhështore me lojtarin kroat të hokejit, Jakub Kindl.

Mbrëmjen e djeshme Afërdita ka publikuar një foto në Instagram ku tregon se është e rrethuar vetëm nga ndjenja të mira. Në këtë foto nuk ka munguar një koment nga moderatori Ermal Mamaqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po mi të keqen po…e gjete burrin ti. Ja hodhe. Po ne të tjerët çfarë të bëjmë”, ka komentuar me humor Ermal Mamaqi.

ME TE LEXUARAT