Enkelejd Alibeaj nuk ishte sot te Krimet e Rënda, zbulohet arsyeja

Politikë

Ndryshe nga dy kolegët e tij në PD, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj nuk u paraqit sot në Prokurorinë e krimeve të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkak për këtë është bërë axhenda e tij, e cila parashikonte një takim përkujtimor në Spaç. Zyrtarët e PD-së u morën në pyetje lidhur me dijeninë e tyre për audiopërgjimin ku implikohej vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Prej andej ai ka kërkuar ndjesë për të gjithë ata që prisnin më shumë nga qeveritë në vite.

“Nuk vij këtu si deputet i PD, por vij si një njeri që nga mesi viteve ‘80 dëgjova për herë të parë emrin Spaç. Kur prindërit na tregonin se si vinin për t’u sjellë bukë të afërmve tanë. Ku erdha sot këtu ndjeva trishtim. Spaçi na u kthye në makth atëherë. Unë do thosha që është momenti për ndjesë, për ata që kanë pasur në dorë për të bërë diçka. Ndjesë që nuk kemi bërë aq shumë për shtresën e të përndjekurve politikë”, tha Alibeaj.

ME TE LEXUARAT