Elton Deda përgjigjet ndaj kritikave për koncertin “Divas Show”

Ditën e djeshme u mbajt koncerti i shumë përfolur së fundi nga katë yjet e muzikës shqiptare Irma Libohova, Eneda Tarifa , Rovena Dilo dhe Besa Kokëdhima.

 

Kliko per me shume info

Koncerti mbante emrin “Divat” dhe për këtë arsye u kritikua nga shumë njerëz të cilë reaguan nëpërmjet statuseve të tyre në rrjete sociale.

Por pavarësisht se asnjëra nga këngëtaret nuk ka reaguar, ka qënë kantautori Elton Deda i cili drejtonte orkestrën gjatë koncertit, ai që ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook.

 

 

“Mbas një pune të madhe dhe gjithëpërfshirëse, erdhi momenti që ta kurorëzojmë atë. Sot, në Pallatin e Kongreseve, “Diva show” me Eneda Tarifa, Irma Libohova,Rovena Dilo dhe Besa Kokedhima. Për mua ka qënë privilegj të kuroj koncertin e tyre pasi perveç respektit personal kam jetuar në këngët e tyre, me fabulat e tyre, me hitet dhe nostalgjitë e hershme që formojnë mozaikun artistik të këtyre artistëve. Pa shumë komplimente, më duhet të pranoj që kam përjetuar shumë keq fatkeqësitë e përçundimit dhe frustrimit njerëzor të disa individëve që u morën me vlerësime perse keto na qenkan Diva. Ky emër sigurisht që ka kuptim simbolik sepse në këtë vend askush nuk është as Diva dhe as Div. Të gjithë mund të na takojnë në restorant, duke parkuar makinën, duke ecur në rrugë apo duke blerë bukë te lagjia. Ajo që më deshperoi ishte mendjengushtësia, dashakeqësia dhe mllefi që kanë këto specie. Prandaj që ky mllef të luftohet, më mire duhet parë koncerti pasi mesazhet e muzikës tentojnë të fshijnë shumë qeliza të keqija nga truri jonë. Sot, ne do bëjmë një super koncert. Gocat,orkestra simfonike e përbërë nga shumica studente fantastike dhe bendi rock janë në super formë. I uroj sukses gocave që për mua personalisht janë Diva të vërteta që sfidojnë çdo parazit që humbet vetëm NJE jetë që ka duke bërë analizen e një fjale. Shëndet e pare” – ka shkruar Deda në statusin e tij vetëm pak orë para koncertit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here