E zbulon gazetari italian: Elseid Hysaj shitet tek PSG

Sport

Mbrojtesi Elseid Hysaj duket se do të transferohet brenda kësaj verë tek kampionët e Francës, PSG. Lajmi ende i pakonfirmuar zyrtarisht, vjen si i sigurt nga një gazetar italian.

Përmes një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur, Livio Varriele, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka arritur akordin me PSG-në dhe se do t’i bashkohet skuadrës franceze, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale, ndërsa statusi i këtij të fundit është shpërndarë nga shumë faqe napolitane.

Kujtojmë që Varriale, përveçse gazetar, shkrimtar dhe autor programesh, është edhe një tifoz i zjarrtë napolitan, ndërsa këtë herë ka preferuar të mos japë burime për lajmin e tij.

ME TE LEXUARAT