Elbasan, bllokohen mbi 8 ton mish në një dyqan, dyshohet i kontaminuar

Kliko per me shume info

AKU njofton se sasi të mëdha mishi janë bllokuar në një subjekt tregtar në lagjen “5 Maji” të Elbasanit pasi dyshohet se janë të kontaminuara.

Specialistët e AKU kanë bllokuar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, në subjektin tregtar të E.L, 42 vjeç, banues të kësaj lagjeje

Kliko per me shume info

Këtyre produkteve do u bëhet analiza të mëtejshme “pasi dyshohen si të kontaminuara” informon policia Elbasanit.

Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.L për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.