Ekstremistët grekë mblidhen në Bularat, rikthejnë tezat e Vorio Epirit

Në Bularat të Dropullit gjatë fundjavës së shkuar përfaqësues të qarqeve ekstremiste greke si dhe anëtarë të organizatës Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit, kanë zhvilluar aktivitete në përkujtim të Protokollit të Korfuzit, të vitit 1914, duke risjellë në vëmendje tezat e autonomisë së Vorio Epirit.

Në tubim është shpalosur edhe flamuri i Vorio Epirit, ndërsa organizatori Mondi Kolila, emigrant shqiptar në Greqi tha se çështja e Vorio Epirit është më e ndjeshme se kurrë, 104 vjet pas vendimit të Protokollit të Korfuzit.

Kliko per me shume info

Kreu i bashkisë së Dropullit, Arqile Deçka që i ishte i ftuar në aktivitet, thotë se nuk ka pasur dijeni për përmbajtjen e ceremonisë dhe se është distancuar e larguar sapo është njohur me qëllimet e saj. Ai mohon që ky aktivitet të jetë organizim i bashkisë.

“Si kryetar i bashkisë Bularat, u informova dhe u ftova, por e mora vesh pr çfarë bëhej fjalë dhe u distancova. Kishin ardhur 10-15 përfaqësues nga Greqia, ndërsa ishin ftuar edhe nxënës shkollash dhe punonjës administrate, por nuk shkuan. Nga institucioni i bashkisë nuk mori pjesë askush”, deklaroi kreu i bashkisë Bularat, Arqile Deçka.

Tubimi u mbajt në qendrën e fshatit Bularat, shumë pranë shkollës së mesme, krah monumentit të rezistencës ndaj regjimit komunist dhe mësuesve martirë të periudhës mes viteve 1944-1990. Megjithëse bashkia mohoi që anëtarë të saj të kenë mbështetur aktivitetin, në videon e shpërndarë online duken disa figura lokale publike, përfshire edhe një punonjës bashkie.

Gjatë aktivitetit u bënë deklarata të ashpra kundër qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mosnjohjen e identitetit etnik dhe mohimin e të drejtave të grekëve në zona si Përmeti, Himara apo Korça./top channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here