Efektiva me armë në protestë? Policia i kthen përgjigje PD-së

Kliko per me shume info

Nisur nga një foto që qarkullon në rrjetet sociale, ku është fotografuar këllëfi i pistoletës së punonjësit të policisë të FNSH, sot gjatë tubmit të opozitës, duke pretenduar se punonjësi i policisë ka pistoletën në kllëf dhe ka shkuar me armë në tubim ju sqarojmë se:

Bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit, atë për tubimet, Procedurave standarte te punes per tubimet, si dhe në Planin e masave të hartuar për këtë tubim, asnjë punonjës policie që ishte i planizuar në kordonin për pengimin e protestuesëve për të mos depërtuar në brendësi të institucineve nuk ka shkuar me armë brezi në tubim apo me armë të gjatë.

Kliko per me shume info

Çdo punonjës policie i planizuar me shërbim ka qenë i paisur me rripin multifunksional ku pjesë e rrypit është edhe këllëfi i armës së brezit, çka në fotot që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë që kllëfi i pistoletës është bosh.

Çdo interpretim tjetër , si dhe çdo akuzë nga ana e opozitës se Policia e Shtetit ka shkelur ligjin është thjesht dashakeqësi dhe përpjekje për të manipuluar të vërtetën.

Policia e Shtetit edhe njëherë falënderon median, qytetarët e gjithë fotoreporterët që sot ishin dëshmitarë të veprimeve konform ligjit të Policisë së Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.