EBU tregon pse Kosova nuk mori pjesë as këtë vit në Eurovision

Ndonëse 63 vjet më parë festivali evropian “Eurovision”, kishte nisur me qëllimin që t’i bashkonte popujt e kontinentit të vjetër përmes muzikës, kjo gjë nuk po përmbushet ende.

EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropianë) si organizatore e festivalit, po vazhdon ta mbajë Kosovën jashtë garës, duke u arsyetuar se Kosova nuk është pjesë e ITU-së apo Këshillit të Evropës, ndonëse RTK-në e kishin hapur në vitin 1999 dhe kanë marrëveshje të nënshkruara mes tyre.

Magazina.al, ka pyetur EBU-në, pse Kosova nuk u ftua as këtë vit pasi RTK-së ju kishte premtuar ftesa në rast se fiton një shtet që e ka njohur Kosovën, ndërsa përgjigja ka qenë e njejta të cilën ky institucion e kthen tash e disa vite.

Kliko per me shume info

“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpunëtorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë  Anëtare ose bashkëpunëtore i EBU-së”. ka thënë për Magazina.al, zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman

Sipas Godman, për t’u bërë Kosova anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.

Në fakt duket se arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia.

Pavarësisht pengesave RTK-ja po bën çdo vit përpjekje për pranimin e Kosovës, e në kuadër të kësaj po bëhet edhe një fushatë lobuese nga “Eurovision Kosovo” të cilët po dërgojnë flamurin e Kosovës në çdo arenë ku po mbahet Eurovisioni.

\Magazina

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here