E dogjën të gjallë në Fushë Krujë, del analiza e ADN-së së viktimës

Analiza e ADN-se konfirmon se personi i cili u gjet i vrarë dhe më pas i djegur në një automjet në Fushë-Krujë është Xhaferr Osmani, nga Mitrovica e Kosovës.

Është kjo përgjigja e analizës së ADN-së dhe ekspertizës mjeko-ligjore sipas së cilës Osmani ka ndërruar jetë nga asfiksia, pak minuta pasi i është vënë flaka trupit të tij te gjalle.

Kliko per me shume info

Sipas policise, 57-vjeçari Xhaferr Osmani u gjet i karbonizuar më datë 5 Maj, në fshatin Derven të Fushë-Krujës. Ai kishte hyrë në Shqipëri me datën 29 Prill, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më datë 4 Maj.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje vijojnë të mbeten ende mister, ashtu sikurse edhe autorët. Hetimet për vrasjen e 57-vjeçarit vijojnë në disa pista.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here