E bleu për qen, gruaja çuditet kur kupton çfarë ishte në të vërtetë

T’i duash kafshët është një gjë, por t’i njohësh është një tjetër gjë.
Kështu, një grua nga Kina ka pushtuar rrjetet sociale me historinë e saj, teksa vitin e kaluar mendoi se kishte blerë një qen të racës japoneze Spitz në një dyqan kafshësh.

Kliko per me shume info

Por, “qeni” i saj as nuk lehte, as nuk ecte e lidhur për litar dhe as nuk hante ushqimin e qenve dhe vetëm para pak ditësh e ka kuptuar se çfarë kishte blerë në të vërtetë.

Pronarja e tha për “Shanxi network” se kishte paguar 250 dollarë për këtë kafshë, e cila në të vërtetë ishte një dhelpër.

Ajo kishte bisht të gjatë dhe lesh shumë më të trashë se sa një qen normal.

Ishte një punonjëse e kopshtit zoologjik, e cila konfirmoi se gruaja kishte marrë një dhelpër dhe pas një vendimi të vështirë pronarja vendosi ta kthente në kopshtin e saj zoologjik që të kishte ushqimin dhe kujdesin profesional

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.