Droga e re “Skunk”, 30 herë më e fuqishme se kanabisi, po trullos të rinjtë

Kliko per me shume info

Turqia po lufton në një front të ri kundër drogës. Skunk, (Qelbësi) një lloj i ri kanabisi, i modifikuar gjenetikisht po përhapet me shpejtësi, shkruan Daily Sabah.

I njohur për aromën e fortë (nga e cila ka marrë edhe emrin), kjo drogë e re ka zëvëndësuar “Bonzai”-n, një drogë sintetike, deri dje shumë popullore mes të rinjve.Vitet e fundit përdorimi i sintetikes Bonzai ka rënë me 80%, dhe është zvëndësuar me shpejtësi nga përdoruesit, që thonë se “Skunk” është një drogë organike dhe si e tillë, më pak e dëmshme.

Kliko per me shume info

Ekspertët thonë se është e vërtetë që ky lloj i ri kanabisi që është futur në Turqi, pra “Skunk” nuk shkakton të njëjtën gjendje të rëndë fiziologjike si sintetikja Bonzai, por mbetet një drogë e fortë që mund të provokojë skizofreni apo forma të tjera të sëmundjeve mendore.

Për herë të parë ky lloj i ri kanabisi u kap në operacionet e antidrogës disa vite më parë. Vetëm në Stamboll, në 17 muajt e fundit, policia sekuestroi 3.9 ton.

Së fundmi, për këtë lloj droge u fol pas arrestimit të një bosi droge nga Shqipëria, që u ndalua bashkë me dy skafet luksoze që përdoreshin për trafik. Met Kanani, ose Met Shqiptari u kap bashkë me anëtarët e tjerë të bandës në mars, gjatë një përpjekjeje për të kaluar 1.1 ton kanabis e llojit “Skunk” nga Mugla për në Stamboll. Kjo nuk ishte rruga e tij e parë, thonë autoritetet.

Shqipëria është një nga bazat kryesore të trafikantëve të kanabisit të llojit “Skunk” që vjen nga Shqipëria, shkruan Daily Sabah, citura nga Lapsi.al

Ky lloj kanabisi është shumë më i dëmshëm sesa kanabisi standart, thonë ekspertët. Skunk kultivohet në laborator dhe është 20 apo 30 herë më i fuqishëm se kanabisi standart. Fara zhvillohet në ambjente të mbyllura me anë të ndriçimit special dhe përmes ambjenteve ku temperatura mbahet e kontrolluar. Kjo farë e re mendohet se u modifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara para se të sillej në Hollandë, kryeqytetin europian të drogave.

Profesori i asociuar, Onur Noyan, psikiatër i specializuar në varësinë nga droga, thotë se Skunk dhe droga të tjera të ngjashme me të, po fillojnë të konsiderohen më të sigurta se drogat e tjera nga të rinjtë.

“Nuk ka dallim nëse janë organike apo sintetike, siç thonë. Në fund të fundit është e dëmshme për shëndetin tënd. Skunk është një drogë. Rrit mundësinë që përdoruesi të vuajë nga skizofrenia: lehtëson zhvillimin e sëmundjes tek një person. Pas pesë apo gjashtë muajsh varësi, përdoruesi shfaq shenja skizofrenie dhe ka nevojë për trajtim të dyanshëm, si për varësinë nga droga, ashtu edhe për shëndetin mendor” thotë ai.

Si një vend tranzit në trafikun e drogës nga Azia për në Europë, Turqia po kërkon të luftojë përdorimin e drogave dhe që nga viti 2014 qeveria ka nisur “Planin e veprimit kundër drogave”.

Plani i veprimit shtrihet në të gjitha aspektet e luftës kundër narkotikëve, me të cilat abuzohet nga 2.7% e popullsisë. Plani parashikon edhe sensibilizimin për efektet e dëmshme të drogës dhe ngritjen e qendrave të rehabilitimit për përdoruesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.