Një ditë para seancës për lirimin e Tahirit, reagon ambasadori Lu: Gjyqtarëve iu ofrua ryshfet

Aktualitet

Diten e 28 majit pritet të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit mbi kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie” dhënë Gjykata nga Krimeve të Renda.

Pak më parë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E në një prononcim për “BalkanWeb” Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve.

Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Lu.

ME TE LEXUARAT