"Donald Lu ka fakte të rënda për krimin e organizuar që kontrollon shtetin, pse s’flet?"

Politikë

Analisti Fatos Lubonja teksa analizoi qëndrimin e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu deklaroi se ai ka në dorë fakte të rënda për kontrollin e shtetit nga krimi.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Lubonja pyet se pse ambasadori Lu nuk reagon, ndërsa shton se të dyja anët e medaljes është qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Donald Lu ka fakte të rënda, nuk bëhet fjalë për kanabisin por për krimin e organizuar që kontrollon shtetin. Është një person që na fliste për popullin e vuajtur shqiptar, por se shqetëson fakti që ka prova dramatike për Tahirin apo Xhafajn, ku këtu krimi është nga ata që drejtohen. Pse nuk e sheh ai këtë këto dy anë të njëjta të medaljes? Pse kërkoni ju që të na shpëtojnë një ambasador amerikan? Ai ka linjat kryesore, e duhen muxhahedinët, pasi ne i pranuan. Edhe pse Evropa si pranoi as 2 mijë. Ata bëjnë aq sa bëjnë, në momente kulminante ndërhyjnë, por nuk shpresojmë që të ndërhyjnë”, tha Lubonja.

ME TE LEXUARAT