Djali romantik bën “çmenduri” për të dashurën në Durrës

Është fat të gjesh një njeri të cilin e do dhe e di që ndjen të njëjtën gjë për ty. Për dashurinë kanë shkruar sa janë lodhur poetë e shkrimtarë të mëdhenj, por vijojnë të shkruajnë edhe në ditët e sotme, edhe pse dashuria ka marrë forma e dimensione të reja.

Kliko per me shume info

Dikur një buqetë me lule të freskëta mjaftonte për të treguar dashuri e vlerësim, ndërsa sot vihen re pushimet luksoze, bizhuteritë, smartfonët që dhurohen, e pse jo, edhe veturat tip i fundit.

 

Mirëpo, romanticiteti nuk ka humbur ende. Këtë mund ta vëmë re në gjërat e thjeshta në përditshmërinë tonë. Ky çift në qytetin e Durrësit na tregon se edhe gjestet e vogla tregojnë për dashurinë e madhe.

Kështu për shembull, ky djalë, për t’i bërë qejfin partneres së tij, vetëm për një foto jo të zakontë, ka kaluar në anën tjetër të kangjellave.

 

Nuk e kemi fjalën se rrezikon të bier në det e të mbytet, por a do ta bënte i dashuri juaj për ju këtë gjë në publik? Mendojeni njëherë.

 

Në ditët e sotme, këto janë “çmenduritë” që bëhen në emër të dashurisë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here