Djali i tyre vrau pronarin e dyqanit, familjarët e Vladimir Kurtit të frikësuar largohen nga Shqipëria

Aktualitet

Gati 1 muaj pas ngjarjes që tronditi Tiranën, ku grabitësit vranë pronarin e dyqanit Agim Buci teksa tentuan ta grabitin atë, mësohet se familja e autorit Vladimir Kurti është shpërngulur pasi nuk arritën dot të pajtohen me familjen Buci.

Bëhet me dije se meshkujt e familjes Kurti janë larguar nga Shqipëria për shkak të frikës të hakmarrjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori dhe viktima e ngjarjes së ndodhur me datë 24 prill njihen si komshinjë me njëri tjetrin.

Dy autorët Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç u futën në dyqanin e Agim Bucin për të grabitur. Por teksa e përballën me kundërshtinë e Bucit ata e qëlluan atë për vdekje, ndërsa lanë të plagosur gruan e tij, Merita Buci, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT