Dhunoi 10 vjeçarin, mësuesja përfundon në polici

Një mësuese në Belsh ka përfunduar në polici.

Kjo për shkak se një nënë në Kajan të Belshit ka denoncuar dhunimin e djalit të saj nga mësuesja kujdestare.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestareje e klasës shtetsja E. D., banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.