Paralajmërimi i deputetit të PD-së: Do publikojmë të dhëna të reja për vëllain e Xhafajt

Politikë

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, tha se ne vijim PD do te kete te dhena te tjera qe do te qartesojne situaten e vëllait të ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj “dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore që e ndihmonin në këtë veprimtari”.

Duke komentuar videon me deshmine e bashkepunetorit X, Salianji tha:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“S’ka thënë askush që këtë video e ka sjellë personazhi x apo i njohur si babalja. Ne kemi publikuar një material që kompromenton rëndë vëllain e Xhafajt i cili s’ka dalë deri me sot vetë të japë asnjë shpjegim.

Letra publike është tjetër gjë, ta shkruajnë ta japin të gatshme e ta nisin.

Dëshminë që sapo dëgjuam e ka sjellë ky person, eshte filmuar nga njerëz që duket se është një zë gazetari dhe besoj se do ketë edhe vazhdim të qartësimit të situatës së vëllait të ministrit dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore që e ndihmonin në këtë veprimtari. E tha zotëria aty që shefi i policisë, i kufirit i komisariatit kanë qenë personat që e lehtësonin trafikun e vëllait të ministrit të Brendshëm”, tha Salianji.

ME TE LEXUARAT