Dëshmitari përlotet në video-rrëfimin për Agron Xhafajn: Më kërcënuan djalin pas videos

Albert Veliu, ‘dëshmitari X’ në videon e PD-së rrëfen njohjen e tij me vëllanë e ministrit Fatmir Xhafajt.

Albert Veliu tha se me Agronin është njohur në Itali, teksa të dy punonin në trafikun e drogës.
Ai thotë se me të ka pasur një qejfmbetje në kohën kur ka rënë në burg, dhe Agroni në Shqipëri ishte shndërruar në një biznesmen të fuqishëm.

Kliko per me shume info

Ai ka treguar se 30 minuta pasi ka dalë video, djali i ka shkuar shefi i krimeve në Vlorë dhe i ka thënë që ‘do ta ruajmë babain’.

‘Tani që doli përgjimi këto dite, qe ditën e parë madje më thotë djali jam bërë figure e njohur në Vlorë. E dëgjon im bir, i kishte thënë shoku i Agronit, shikoje se babai jot është bërë figure e njohur në Vlorë, vetë ta shikoj se s’marr vesh nga këto telefona me gishta, me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ja zëri i babait’, tha Albert Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.