Deputeti i PS-së aksidenton me makinë një kalimtar në Berat, policia ia hedh fajin të dëmtuarit

Deputeti i PS-së, Fadil Nasufi aksidentoi një qytetar i cili po evte me biccikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.

Sipas policisë, mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.

Kliko per me shume info

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.

“Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.