Denoncimet në “redaksinë” Berisha, deputetja socialiste e ironizon keq: 4 avionë nisin fluturimin, mos të alarmohen dylbitë e rreme

Denoncimet e shpeshta në rubrikën e hapur nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike me anë të avionëve, kanë detyruar deputeten e PS-së Ermonela Felaj që të bëjë një njoftim në Facebook.

Në postimin e saj Felaj ka treguar se ditën e nesërme katër avionë do të nisen nga Kuçova për të bërë të mundur spërkatjen e zonave përreth kundër tërbimit të dhelprës së kuqe, ndërsa nuk ka harruar të ironizojë Berishën.

Kliko per me shume info

“Ky njoftim i drejtohet kryesisht “qytetarit digjital” të sb që të mos alarmohet me dylbitë e rreme e të shohë mushkonja në qiellin e shpifjeve. 4 avionë nisin që nesër fluturimet nga Kuçova për vaksinimin e dhelprës së kuqe. Dy herë në vit, përmes një metode që ka rezultuar e suksesshme kundër tërbimit.

E kane tentuar dhe më parë disinformimin , jo për gjë”, ka shkruar Felaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here