Denoncoi dentistin se nuk ishte i kënaqur me punën, e pëson keq i riu

Një i ri, i cili nuk ishte i kënaqur me punën e një stomatologu turk në Tiranë, ka vendosur ta denoncojë, por në fakt e ka pësuar. Bëhet fjalë për të riun me inicialet L.K., i cili ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës se stomatologu turk N.U. e ushtronte aktivitetin e tij pa pasur shkollimin e duhur dhe licencën. Mirëpo, nga verifikimet e Prokurorisë ka dalë e kundërta dhe i riu është marrë i pandehur dhe shpallur fajtor për kallëzim të rremë, duke u dënuar me 200 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithçka ka nisur kur L.K. ka pasur dhimbje nga një dhëmballë dhe ka shkuar në klinikën dentare të shtetasit turk N.U. në rrugën “Kajo Karafili” në Tiranë. Pasi ka kryer shërbimin për dhëmbin në fjalë, i riu ka vendosur të rregullojë edhe disa dhëmbë të tjerë, duke paguar në fund një vlerë totale prej 1.400 eurosh. Ai e ka rënë dakord që pagesën ta kryejë me këste. Më pas, i riu ka pasur probleme me dhëmbët, siç ka kallëzuar, dhe ka shkuar në Prokurori duke denoncuar stomatologun.

Kliko per me shume info

Sipas tij, ai nuk i ka lëshuar kupon tatimor dhe se nga investigimet e tij, mjeku stomatolog nuk ka formimin e duhur arsimor. Prokuroria nisi hetimet dhe në përfundim të tyre vendosi të marrë si të pandehur L.K., duke e akuzuar për “Kallëzim të rremë”. Edhe Gjykata vendosi dënimin e tij me 300 mijë lekë gjobë, por nga gjykimi i shkurtuar, vlera shkon në 200 mijë lekë gjobë, plus shpenzimet gjyqësore./PANORAMA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.