Demokratët zgjedhin PS! Sondazhi i ISP: 54 për qind kundër koalicionit me LSI-në

Politikë

Në kulmin e bashkëpunimit në opozitë baza e Partisë Demokratike është kundër një koalicioni PD-LSI për zgedhjet e ardhshme.

Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë. Ndërkohë, për marrëveshjen për refomat me Partinë Socialiste numri i atyre që janë kundër është rreth 51 për qind, 2 për qind më pak se ata që kundërshtojnë një aleancë me LSI-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në kulmin e partneritetit aktiv midis PD e LSI, më shumë se gjysma e delegatëve të PD (54%) janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është 37%, pra 2% më pak sesa ata që mbështetin një marrëveshje politike me PS. Preferenca një pakti të ri politik me PS ose vijim të marrëveshjes aktuale me të, në dy rastet është më e lartë sesa koalicioni elektoral me LSI”, thuhet në gjetjen e sondazhit të ISP.

Numri i delegatëve që janë kritikë me marrëveshjen politike Rama – Basha në maj 2017 është 4 për qind më i lartë sesa numri i atyre që japin vlerësime pozitive për këtë marrëveshje. Rreth 90 për qind e të anketuarve duan votim elektronik, ndërkohë që besojnë se votat e PD u blenë në 2017.

“Delegatët u pyetën nëse ende besojnë se votat e PD në zgjedhjet parlamentare 2017 janë blerë duke sjellë humbjen e saj. 83% konfirmuan këtë tezë dhe vetëm 17% mendojnë ndryshe”, shton ISP.

Delegatët janë pro votës së emigrantëve, ndërkohë në masën 93 për qind janë pro një vettingu në politikë. Afërsisht, po kaq është shifra e atyre që mendojnë se në partitë politike ka elementë të korrruptuar, duke përfshirë PD.

Ndryshe nga praktika aktuale e partisë, baza e PD mbështet dukshëm me 83 për qind zgjedhjen e Presidentit nga populli./tch

ME TE LEXUARAT