Deklaratat për Messin që nuk do u pëlqejnë tifozëve të Barcelonës

Sport

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka vlerësuar shumë cilësitë futbollistike të Leo Messit, por vuri në dukje se ylli i Barcelonës “nuk udhëheq dot ekipin”.

“Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin”, deklaroi “Coco” Basile për “Infobae TV”.

Ai shtoi se si udhëheqës të Argjentinës shikon vetëm Otamendin.

“Është edhe Mascherano, por nuk e di nëse do të luajë apo jo”, tha Basile, i cili me bardhekaltërit ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa ka drejtuar këtë skuadër në Botërorin e vitit 1994./tch

ME TE LEXUARAT