Deklarata e Xhafaj, Paloka: Fatmir Xhafaj duhet të largohet

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar edhe Paloka.

Përmes një deklarate zyrtare Paloka renditi disa nga arsyet se pse Xhafaj duhet të japë dorëheqje.

Kliko per me shume info

Sipas tij Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar.

REAGIMI I PALOKËS
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse i vëllai i tij sot duhet të ishte i arrestuar dhe nën hetim dhe jo të ishte nisur në Itali.
Fatmir Xhafaj duhet të iki sepse vëllain e tij të dënuar nuk e dërgoi për shumë vite në Itali të bënte dënimin, por e zhduku brenda 24 orësh sa u zbulua se vazhdonte trafikun.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse pasuria e tij duhet të hetohet sipas Ligjit AntiMafia dhe kjo nuk mund të bëhet sa kohë ai është Ministër i Brendshëm, shefi i policëve që bëjnë hetimin
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse ai vetë nuk e kalon dot vetingun që ju bën policëve vartësa të tij.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse Shqipëria ka njerëz pa lidhje me krimin që mund t’i shërbejnë më mirë. Fatmir Xhafaj duhet të largohet sepse është e turpshme dhe e dëmshme për Shqipërinë që ai të jetë Ministër i Brendshëm kur Shqipërisë i është vënë kusht për të luftuar krimin, drogën dhe korrupsionin.
Fatmir Xhafaj shpreson akoma por fati i tij politik është vulosur: Fatmir Xhafaj do të largohet nga ministër dhe nga politika. Shqipëria duhet dhe do të ndahet nga njerëz si ai dhe shefi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.