Debate në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, çfarë e bëri për të qeshur Erion Braçen

Kliko per me shume info

Vetëm mbledhje normale që nuk po zhvillohen sot nëpër komisione. Anëtarët e PD-së sapo u larguan edhe nga Komisioni i Ekonomisë.

Ata kanë folur gjatë gjithë kohës për çështjen Xhafaj. Kreu i Komisionit, Erion Braçe teksa PD largohej, qeshi dhe tha:

Kliko per me shume info

“Është për të qeshur kur PD flet për integrimin. Pasi PD ka luftuar për mos çeljen e negociatave. Është për të qeshur me zë e figurë. Me dhunë ditën e shtunë do hyni në zyrat e shtetit dhe do dhunoni institucionet, pasi PD e ka në gjak dhunën”, tha Braçe teksa demokratët po largoheshin nga salla.

Më herët Noka e ka cilësuar një lëvizje dinake largimin e Agron Xhafajt në Itali, që sipas tij, u bë për t’iu hedhur hi syve njerëzve

“Ne do nxjerrim një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim katarcipërisht i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk lirojmë ministrin, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”, ka thënë Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.