Dalin detaje të reja për vajzën që u gjend e vdekur në makinë, viktima kishte qenë në dasëm

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër ku një 22-vjeçare është gjetur e vdekur në makinë.

Nga të dhënat e para mësohet se e reja është zbuluar e pajetë brenda në makinë, në parkingun e një restoranti në Melgushë të Vaut të Dejës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima Jozefina Çefaj mësohet se ka qenë në një dasmë.

Nga informacione paraprake dyshohet se e reja është vetëhelmuar, ndërkohë që forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga policia, teksa kanë nisur edhe hetimet.

ME TE LEXUARAT