Çmendet shqiptari në Austri, vret me thikë ish-gruan, në prani të nipërve e mbesave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth otës 13:00 në Vjenë, ku një burrë 67-vjeçar e ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve, 67-vjeçari ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Kosova, të cilët prej vitesh ishin ndarë.

Kliko per me shume info

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë burrin por pa sukses, shkruajnë mediat austriake.

Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish-bashkëshorti. Ai e kishte përcjellë dhe pastaj e kishte therur”, transmeton albinfo.ch.

Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja. 67-vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.