Çfarë rezervon moti për nesër? Parashikimet e meteorologëve

Shirat e rrëmbyer që kanë përfshirë të gjithë territorin këtë të martë do të vijojnë edhe për orët e ardhshme. Sipas meteorologëve, edhe gjatë ditës së mërkurë, reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Sipas IGJEUM, në qarqet Dibër, Tiranë dhe Vlorë, reshjet do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive.

Ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë ato do të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare. Reshjet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Shumica e reshjeve kanë nisur pasditen e së martës dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Kliko per me shume info

Temperaturat minimale dhe maksimale gjatë ditës së mërkurë pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 23 °C

në vendet malore: 8 / 20 °C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here