Çështja e emrit të Maqedonisë, vjen paralajmërimi i radhës nga Greqia

Kosovë&Rajon

Çështja e emrit të maqedonisë vazhdon të mbetet ndër temat më të diskutuara për momentin mes shtetit grek dhe maqedonas.

Sipas analistëve grek, momentalisht kanë mbetur 3 emra: Nova, Gorna dhe Severna Maqedonia, ose ndryshe “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia veriore”. Athina ka shprehur sugjerimin që emri i shtetit të shoqërohej nga mbiemri e Epërme ose veriore. Por Shkupi, refuzon gjithë formulat e tjera dhe pranon si zgjidhje vetëm referimin ndaj Ilindenit; qëndrim që e përsëriti edhe në bisedimet e Nju Jorkut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, Greqia ka paralajmëruar manifestime të tjera, kundër përdorimit të emrit “Maqedoni” nga fqinji verior. Krahas Athinës dhe Selanikut, manifestimet do të zhvillohen në orën 19,30 edhe në qytete të tjerë të vendit.

ME TE LEXUARAT