Buffon e konfirmon: Do jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin

Sport

Ashtu siç ishte paralajmëruar Giggi Buffon i ka dhënë fund aventurës te Juventusi. Buffon e ka konfirmuar në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Andrea Agnelli, se ditën e shtunë do të luajë ndeshjen e fundit me “Zonjën e Vjetër”.

“Desha të falënderoja presidentin, i cili përveç rolit të tij institucional në Juventus është me të vërtetë diçka më shumë për mua. Gjatë viteve, mendoj se kemi zhvilluar një raport unik të marrëdhënies miqësore”, tha fillimisht Buffon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventusin. Mendoj se është mënyra më e mirë për t'i dhënë fund kësaj aventure të mrekullueshme dhe dua ta mbyllë me fitore, pasi ato janë me të vërtet të rëndësishme për mua. Ndeshja ndaj Veronas do të jetë e fundit për mua me këtë fanellë”, tha Buffon.

"Nuk doja të thosha lamtumirë si një futbollist me motor të fikur dhe për këtë jam krenar. Të shtunën do të luajë edhe një ndeshje, kjo është e vetmja gjë e sigurt. Agnelli e di se çfarë po më ndodh dhe është një këshilltar të cilin nuk dua ta humbas. Deri 15 ditë më parë ishte marrë vesh që do të hiqja dorë, por tani më kanë ardhur disa oferta dhe sfida stimuluese, si në fushë dhe jashtë saj. Propozimin më të rëndësishëm ma ka bërë Andrea, javën e ardhshme do të marr një vendim përfundimtar”, shtoi portieri italian.

Në këtë konferencë portieri legjendar është pyetur nëse do të ishte i gatshëm të për vijuar karrierën e tij në ndonjë klub tjetër në Itali.

“Një kthim në Parma është një ëndërr romantike e fëmijërisë. Por asgjë më shumë se një ëndërr. Nuk e besoj se do të ndodhë realisht”, tha ai.

ME TE LEXUARAT