Bregu flet për (vetë) largimin nga Kuvendi

Aktualitet

Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu, e cila u rikthye në vëmendje pasi u vendos në statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka rrëfyer disa detaje nga ndodhitë e fundit të jetës së saj politike.

Ajo ka treguar se aplikimin për këtë detyrë, e ka bërë me herët se përfundimi i mandatit të saj në parlament, kohë kur ishte e vetëdijshme se mund të mos merrte një mandate tjetër ka thënë ajo në Politika online.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I thoja miqve të mi, dëgjoni, unë e bëra vetë gati daljen time nga parlamenti, nuk më ndejti goja rehat këto dy-tre vitet e fundit. Por nuk kam asnjë pishman, sepse gjithçka kam thënë, asgjë ska rezultuar e vërtetë”

Ju uroi z.Basha?

Jo, as nuk e pres.

U mërzitët?

Na nxorren jashtë parlamentit, mund të na nxjerrin edhe jashtë partisë. Ka parë historia shqiptare përjashtime nga partia me kohe.

ME TE LEXUARAT