Bombë në shtëpinë e hetuesit policor, i famshëm për lidhjet me kontrabandistët

Një sulm me bombë molotov ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e një hetuesi policor serb në Zherovnicë të Zveqanit.

Sipas mediave vendase, molotovi është hedhur në katin e parë të banesës së Millan Ristoviq, ndërsa mësohet se zjarri nuk ka arritur të përhapet nëpër shtëpi.

Kliko per me shume info

Ristoviq është shumë i njohur për audiencën serbe, pasi deri para disa kohësh ka ushtruar profesionin e Shefit të Operativës në Stacionin Policor të Mitrovicës, ku ka rënë pre e skandaleve në lidhje me korrupsionin e tregtarëve të mallrave nga Serbia në Kosovë, si dhe njihet për lidhjet e tij të veçanta me kontrabandistët.

Nuk janë identifikuar ende arsyet apo autorët e ngjarjes, ndërsa është bërë e ditur që ky nuk është sulmi i parë ndaj Ristoviq, pasi pak kohë më parë makina u dogj nga persona të paidentifikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here