Bie nga biçikleta teksa pedalonte, vdes papritur

Kliko per me shume info

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në rrugë këtë të martë në Nereto të Italisë pranë fushës sportive të komunës.

Siç raportojnë mediat lokale, një 72-vjeçar shqiptar banor i komunës, është rrëzuar nga biçikleta teksa pedalonte dhe ka humbur jetën në sytë e shumë drejtuesve të mjeteve që nuk mundën të bënin asnjë për ta shpëtuar.

Kliko per me shume info

Edhe stafi i ndërhyrjes së shpejtë i spitalit më të afërt me vendngjarjen “Sant’Omero”, nuk mundi të bënte më shumë, veç se të konstatonte vdekjen e tij. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet i ditur.

Sipas të njëjtave burime, dyshimet paraprake janë se i moshuari shqiptar ka pësuar një atak kardiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.